Një bombol gazi ka marrë flakë në kuzhinën e një kopshti në rrugën Don Bosko në Tiranë. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa policia bën me dije se janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Don Bosko”, ka marrë flakë një bombul gazi në kuzhinën e një kopshti, e cila u fik nga sherbimet e zjarrëfikses. Nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
