Categories Sport

Largime në masë, zbuloni 19 lëvizjet e merkatos në Superiore

Superiorja rikthehet në fund të muajit janar, ndërkohë që ka disa lëvizje në klubet e elitës së futbollit shqiptar. Mbizotërojnë largimet, disa prej tyre të konfirmuara dhe të tjera që pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim.

Pa u mbyllur pjesa e parë e kampionatit janë larguar disa futbollistë dhe është Lacci që e mban rekordin, me shtatë të larguar. Bëhet fjalë për lojtarë që nuk kanë pasur hapësira dhe klubi i ka lënë të lirë dhe tashmë kërkon të tjerë për t’i zëvendësuar.

Edhe te Kukësi ka pasur lëvizje në dalje, një prej tyre titullar. I trembur nga tërmeti, Tome Kitanovski la Shqipërinë dhe u rikthye në Maqedoninë e Veriut. Më parë nga verilindorët kishte ikur edhe Oumar Camara, i marrë te Besëlidhja në huazim.

Bylisi i vendit të dytë nuk qëlloi në shenjë me afrimet e verës për sulmin dhe Diego Celis e Michel Mbiobe duhet të kërkojnë për skuadër tjetër. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe Darko Nikac dhe Roni Gashi, zyrtarisht të larguar nga Teuta.

Edhe te Luftëtari ka largime. Cerezo Hilgen dhe Andi Renja janë dy prej lojtarëve, ndërkohë që në vazhdim pritet të konfirmohen të tjera lëvizje në dalje. Flamurtari gjithashtu do të pësojë revolucion. Nga vlonjatët janë disa lojtarët e larguar pa u mbyllur kampionati, për shkak të problemeve financiare. Ka edhe klube ku ende nuk ka lëvizje, por zërat për largime nuk mungojnë, sikurse ndodh te Tirana e Vllaznia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME