Categories Lajme

Largimi i Tonin Gogut nga Këshilli Bashkiak, Veliaj i gjen zëvendësen

Romina Kuko, e cila derimë tani ka mbajtur postin e zëvendësministres së brendshme është zgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas largimit të Tonin Gogut, i cili tani e tutje do të mbajë postin e prefektit të Tiranës.

Lajmin për emërimin e saj, e ka konfirmuar vetë Kuko, e cila shprehet se ndihet shumë e vlerësuar nga besimi që i është dhënë, dhe shton se do të vazhdojë të bëjë punë të mira për Tiranën, nën gjurmët e lëna nga Gogu.

“Nder dhe privilegj vlerêsimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shprehet Kuko në postimin e saj.

Kuko u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar, të cilët u mbajtën me pjesëmarrjen e vetëm socialistëve, që janë duke drejtuar të gjitha bashkitë në nivel vendor. Romina Kuko është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017, ndërkohë që tashmë duket se do ti shtohet edhe një detyrë e re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME