Categories Lajme

Largohet i freskëti i ditëve të fundit, kur pritet të rikthehet i nxehti “përvëlues” në vend

Tërheqja e masave ajrorë të nxehta ka sjellë një freskim të motit dhe ditën e sotme e të nesërme pritet që temperaturat e ajrit të luhaten në vlerat 31-32 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa minimalet në zonat malore do të luhaten në 12-13 gradë Celsius.

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim presim rritje graduale të temperaturave duke bërë që maksimumi në fundjavë të ngjiten deri në 34-35 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit pritet të regjistrojnë vlera edhe mbi 14 gradë Celsius në zonat malore.

Për sa i përket kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat gjatë ditës së nesërme mund të krijojnë mundësinë për reshje të izoluara në zonat malore.

Nga e mërkura dhe në vijim pritet të kemi dominim  të motit të qëndrueshëm dhe orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve  dhe pasditet do të sjellin kalime të pakta të vranësirave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME