Categories Sport

Lautaro Martinez dhe Candreva nderojnë Interin, të mëdhatë nuk falin

Skuadrat e mëdha vënë diktatin në takimet e Championsit këtë të mërkurë. Interi mori një fitore të vyer me rezultatin 2-0 ndaj Borussias së Dortmundit në “San Siro” me gola të Lautaro Martinez 22’ dhe Candreva 89’, pa harruar faktin që sulmuesi argjentinas i zikaltërve humbi një 11-metërsh në minutën e 83-të. Me këtë sukses skuadra e Contes zhvendos në vendin e tretë në Grupin F pikërisht Dortmundin, edhe pse të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga katër pikë. Në krye të renditjes mbetet Barcelona, që fitoi 1-2 në fushën e Slavias së Pragës me gol të Messit dhe autogol të Peter Olayinkas, që e bënë të pavlefshëm finalizimin e Boril.

Në Grupin E Napoli dhe Liverpooli bënë detyrën duke mposhtur napolitanët Salzburgun 2-3 dhe “The Reds” Genkun 1-4. Dygolëshi i talentit norvegjez Haland nuk mjaftoi për austriakët, pasi për Napolin realizuan Mertens dy herë dhe Insigne. Ndërsa te Liverpooli shkëlqeu Oxlade-Chamberlain me dygolësh (shënuan gjithashtu Mane dhe Salah). Skuadra drejtuar nga Ancelotti mbetet e para me 7 pikë, ndërsa kampionët e Europës ndjekin me 1 pikë më pak. Valencia, edhe pse kaloi ne epërsi ndaj Lille që në pjesën e parë me Cheryshev, por u largua me vetëm 1 pikë nga kjo transfertë, pasi në fund Ikone barazoi shifrat në 1-1.

NDESHET E SOTME

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME