Categories Lajme

“Legalizimi i fundit”/ Emrat e 5 zyrtarëve të Kadastrës së Tiranës që u arrestuan

Pesë zyrtarë të Kadastrës kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Nga hetimi i Prokurorit Bledar Velikaj rezultoi se ata kishin legalizuar si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore.

Pas arrestimit të 5 zyrtarëve, janë sekuestruar edhe disa praktika. Sipas te dhenave mesohet se keta persona kane legalizuar nje pronë publike. Prokuroria regjistroi procedim penal për këta shtetas në 9 nëntor të 2021 dhe pas hetimeve ka rezultuar se Hajdar Sula ka fituar pronësinë nëpërmjet procesit të legalizimit të godinës e cila shërben si qendër shëndetësore në fshatin Qeha, Komuna Petrelë.

Pas këqyrjes në terren u zbulua se ky shtetas nuk e kishte ndërtuar këtë godinë e cila ekzistonte që në vitin 1990.

Sipas dosjes së prokurorisë bëhet fjalë për shtetasit; Hajdar Sula, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; Klediol Bilo, me detyre punonjës i ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, Petro Tusha, me detyre punonjës i ALUIZN-it si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Po ashtu është kërkuar masa ‘arrest me burg’ për Ergys Halili, punonjës i ASHK si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, Leonard Grabovën, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim si dhe Adrian Duro, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Legalizimi i fundit”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vihen në pranga 4 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Legalizimi i fundit”, në kuadër të të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– P. T., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist jurist në Drejtorinë Rajonale ASHK, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

– L. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist hartograf në Drejtorinë Rajonale ASHK, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

– A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, ish-specialist hartograf në Drejtorinë Rajonale ASHK, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

– H. S., 60 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. G., A. D., P. T., me detyrë specialistë juristë dhe hartografë në Drejtorinë Rajonale e ASHK “Rurale 1” Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundraligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin Nr.111/2018 “Për Kadastrën“, kanë regjistruar një ndërtesë në favor të shtetasit H. S, ndërsa shtetasi H. S., ka paraqitur dokumente të falsifikuara për regjistrimin e një ndërtese në favor të tij, në Drejtorinë Rajonale të ASHK “Rurale 1” Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME