Categories Lajme

Lehtësohen procedurat për shqiptarët në Itali / VIDEO

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati së bashku me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, zhvilluan një konferencë për shtyp ku lajmëruan mbi dakordësinë e arritur së fundmi mes dy ministrive të jashtme mbi procedurën e heqjen e certifikimit të përkthimit nga ana e Ambasadës Italiane.

Ministri Bushati nënvizoi se: “Pas Austrisë dhe Belgjikës, Italia është rasti i tretë i vendosjes së një praktike të tillë, por natyrisht që impakti është disa fish më i madh, duke qenë se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali”.

Procedura e heqjes së certifikimit nga ana e tyre, hyn në fuqi më 1 janar 2019 dhe përbën lehtësim për shtetasit tanë që konsiston si në shkurtim të afateve kohore, ashtu edhe të kostove financiare, duke marrë parasysh se ky proces, pra edhe certifikimi i përkthimit të dokumentit, tashmë do të përmbyllet pranë Sektorit të Legalizimit në MEPJ. Duke filluar nga 1 janar 2019, Sektori i Legalizimeve në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të këtij dakordësimi, do të legalizojë dokumentin origjinal si dhe përkthimin e tij.

Në fjalën e tij Ministri Bushati theksoi se: “krahas këtij hapi pozitiv në mënyrë të përshkallëzuar, siç kemi bërë për një numër të madh të shërbimeve konsullore që ofrohen sot për sot në mënyrë elektronike, falë bashkëpunimit me qeverinë italiane, në këtë moment ne vijmë me një paketë të re për 2019-ën, në kuadër të vëmendjes sonë të shtuar ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe kontribuojnë në Itali, por dhe si pjesë e reformës së shërbimit konsullor”.

Me marrëveshjen e re, pas përkthimit të dokumentit tek një noter, certifikimi i përkthimit nuk do të bëhet më nëpërmjet Ambasadës italiane por nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nëpërmjet kësaj marrëveshje koha e marrjes së shërbimitshkurtohet me 4 ditë si dhe kursehen 2.830 lekë. Gjatë një viti legalizohen rreth 110.000dokumente shqiptare për përdorim në Itali, që do të thotë se me procedurën e re, qytetarët shqiptarë do mund të kursejnë rreth 311.300.000 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME