Categories Politike

Rudina Hajdari: Pse u tërhoqa nga dorëzimi i mandatit dhe ku po gabon sot PD

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka vendosur të flasë dhe thotë se nuk do të ndalet më. E pranishme në studiot e A2 News, vajza e Azem Hajdarit mohoi se objektivi i saj është formimi i një lëvizje të re politike. Sipas saj ka ardhur koha e një “lufte shumë të madhe” për të pasur një dialog më të hapur dhe reflektues brenda strukturave të Partisë së bashkëthemeluar nga babai i saj.

Kjo, në mënyrë që “të jenë të qarta politikat e djathta të partisë” dhe të gjejnë sërish përfaqësim shtresa si intelektualët, ish-pronarët, të persekutuarit e regjimit që sipas saj “nuk e kanë gjetur mbështetjen ashtu siç duhet”, dhe që tundohen nga politikat “e djathta” të Ramës.

Hajdari komentoi edhe polemikat e shkaktuar nga një deklaratë e saj për dorëzimin e mandatit të deputetit në shenjë proteste dhe në solidarizim të protestës studentore. Sipas saj, edhe pse fillimisht ajo kishte menduar të bashkohej me ta për t’i përfaqësuar si figurë e re, më pas u tërhoq sepse konstatoi që studentët “nuk kanë dëshirë të përfaqësohen nga askush”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME