Categories Lajme

Leje për babin dhe para çdo muaj/ Njihuni me shtetet me praktikat më të mira të lejes së lindjes

Shqipëria ka bërë hapa progresiv në ndërhyrjet në kodin e punës për të zgjatur lejen e lindjes për nënën dhe duke i mundësuar dhe babait të përfitoj dhe ai leje lindje. Por pavarësisht kohëzgjatjes leja e lindjes nuk paguhet në masën 100% të pagës dhe në anën tjetër ende evidentohen problematika në respektimin e kontratave mes punëdhënsve dhe punëmarrëve. UNFPA Albania në një tryezë të përbashkët më ligjëvënsit dhe grupet e interesit, propozon rishikimin e Kodit të Punës me qëllim përmirësimin e politikave të kujdesjes të prindërve ndaj foshnjes dhe respektimin e kontratës së punës.

Por cilat janë praktikat më të mira të lejeve prindërore të vendeve Europiane dhe më gjerë?

Leja prindërore Norvergjia Ky vend zë vendin e parë për politikat në mbështetje të lindshmërisë de të kujdesit të fëmijës nga prindërit. Për lejen e lindjes, një nënë ka 15 javë leje me mbulim financiar 100 përqind, dhe 19 javë të tjera me 80 përqind. Kuota e babait është 15 javë me mbulim finaciar 100 përqind dhe mund të merret nga java e shtatë pas lindjes në javë të ndara ose të gjitha së bashku.

Suedia Leja prindërore mund të merret nga 60 ditë para lindjes deri sa fëmija të mbushë moshën 12 vjeç. Leja është e paguar dhe ka një kohëzgjatje prej 480 ditësh për fëmijë, por vetëm 96 ditë mund të përdoren pasi fëmija bëhet katër vjeç. Përgjatë vitit të parë të fëmijës të dy prindërit mund të marrin lejen njëkohësisht deri në 30 ditë.

Leja e lindjes për babin Norvegjia Kur vetëm babai ka të drejtë të përfitojë lejen e lindjes, ajo është 40 javë me mbulim finaciar prej 100 përqind dhe 50 javë me 80 përqind. Baballarët në Norvegji duhet të marrin minimumi dy muaj leje lindje.

Sllovenia Babai ka të drejtën e lejes së lindjes për 30 ditë kalendarike të paguara plotësisht si dhe një shtesë prej 10 ditësh në rast të lindjes së binjakëve apo shtesë prej 20 ditësh për lindjen e trinjakëve.

Leja për përkujdesjen ndaj fëmijës Suedia Në rastin kur fëmija është sëmurë, një prind në Suedi ka të drejtën e lejes për 120 ditë për çdo fëmijë deri në moshën dymbëdhjetë vjeç. Kjo leje mbulohet financiarisht në masën prej 80 përqind. Përveç kësaj, prindërit mund të marrin shtatë ditë pushim pa dorëzuar raport mjekësor.

Rregullimet financiare Austria Të gjitha ekzaminimet mjekësore gjatë shtatëzanisë dhe derisa fëmija të mbushë moshën pesë vjeç, nëse këshillohen mjekët e kompanisë së sigurimit shëndetësor.

Norvegjia Shteti norvegjez ofron shkollim dhe mjete shkollore falas (si libra dhe materiale të tjera), si dhe shërbime shëndetësore falas për fëmijët deri në moshën 18 vjeç.

Suedia Suedia ofron kontribut financiar prej 120 euro në muaj për çdo fëmijë deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç

Kroacia Përfitimi financiar për lejen e lindjes për një nënë të punësuar apo vetëpunësuar, e cila plotëson kushtet e kontributeve për sigurimet shoqërore është në masën 100 përqind të pagës së saj. Nëse këto kushte nuk përmbushen, përfitimi financiar është 310 euro në muaj.

Shpërblimi finaciar për prindërit Sllovenia, vendi i parë që ka një shpërblim prindëror për nënat (ose për baballarët 77 ditë pas lindjes së fëmijës), të cilat nuk janë të siguruar për të përfituar lejen prindërore (studentë apo të papunë) është në vlerën 258 Euro në muaj.

Ndihmë për përkujdesjen ndaj fëmijës Austria ka miratuar një sistem të ri të ndihmës për përkujdesjen ndaj fëmijës, të quajtur tarifa e sheshtë, vlera e së cilës varion nga 15 në 35 euro në ditë (në varësi të kohëzgjatjes së zgjedhur për shpërblimin financiar). Kohëzgjatja e ndihmës është 365 ditë deri në 851 ditë nga data e lindjes së fëmijës kur kërkohet nga njëri prind dhe 456 ditë deri në 1063 ditë nga data e lindjes së fëmijës nëse kërkohet nga të dy prindërit.

Aksesi në përkujdesjen e fëmijës Austri Ky shtet ofron çerdhe si ambiente të kujdesit ditor, të cilat janë të përshtatshme për nevojat e fëmijëve të vegjël deri në moshën tre vjeç. Për më tepër, qeveria ofron qendra ditore të kujdesit për fëmijët e punonjësve, që janë në vendin e punës, ose afër saj dhe ndihmojnë punonjësit të kenë një akses më të lehtë në përkujdesjen ndaj fëmijëve.

Rregullimet e punës Austria Ky shtet ka rregulluar mbrojtjen e punonjësve gjatë shtatëzanisë, lejes së lindjes, apo punësimit me kohë të pjesshme duke përcaktuar një periudhë kohore gjatë së cilës punonjësit nuk mund të largohen nga puna. Kështu, gratë nuk lejohet të pushohen nga puna gjatë shtatëzanisë dhe deri katër muaj pas lindjes gjatë lejes së lindjes dhe deri në katër javë pas përfundimit të saj.

Kushte pune fleksibël Kroacia Në rastet kur fëmija kërkon përkujdesje të shtuar ose të veçantë për shkak të shëndetit apo zhvillimit, të vërtetuar me raport mjekësor, njëri nga prindërit e punësuar ose të vetëpunësuar, ka të drejtë të punojë gjysmën e orëve të punës në mënyrë që t’i sigurojë fëmijës kujdesin e duhur.

Ky përfitim mund të përdoret pas mbarimit të lejes prindërore dhe mund të zgjasë derisa fëmija të mbushë tre vjeç. Gjatë kohës që prindi ushtron të drejtën për të punuar me kohë të pjesshme, përfiton njëkohësisht ndihmë financiare prej 310 euro në muaj të mbuluara nga Fondi Kroat i Sigurimeve Shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME