Categories Lajme

Lejet e drejtimit, 73.9% zotërohen nga meshkujt Detaje…

Sipas të dhënave nga DPSHTRR rezulton se viti 2022 ka gjeneruar 10% më shumë të ardhura se një vit më parë, që e përkthyer në vlerë absolute janë 3.5 miliardë lekë. Komponentë kryesorë të të ardhurave janë zëri “regjistrim mjeti” që përbën 37% të totalit, zëri “ leje drejtimi” që përbën 21.8%, tarifat dhe taksat që përfaqësojnë 16% të këtyre të ardhurave dhe pjesa tjetër realizohet nga shërbimet risi. “Scan Intel’’ është ndalur për të analizuar zërin “leje drejtimi” ku të ardhurat totale të realizuara nga ky zë fiksohen në vlerën 734 milion lekë, pra afërsisht 7% më shumë të ardhura se një vit më parë.

Përsa i përket lejeve të drejtimit të shpërndara sipas gjinisë për këtë vit rezulton se në Shqipëri 73.9% e lejeve të drejtimit zotërohen nga meshkujt dhe vetëm 26.1% nga femrat. Nga shpërndarja e lejeve të drejtimit sipas qarqeve, rezulton se në Tiranë janë aktive 308,256 leje drejtimi gjithsej, ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani ku lejet e drejtimit respektive janë 92,305 dhe 66,657. Ndërkohë, vendet me më pak leje drejtimi të siguruara janë Delvina dhe Kolonja përkatësisht me 2,952 dhe 2,432 leje drejtimi .

Në të gjitha qarqet rezulton se interesin më të lartë për të patur leje drejtimi e kanë meshkujt dhe femrat që i përkasin intervalit moshor 25-34 vjeç, e përkthyer në shifra 210,456 meshkuj dhe 110,704 femra. Pasohet nga intervali 35-44 vjeç ku janë pajisur me leje drejtimi në të gjithë vendin 168,429 meshkuj dhe 69,736 femra. Viti 2022 duket se ka shënuar rezultate optimiste ku konstatojmë se produkti i këtij viti përkthehet në 80% më shumë të ardhura dhe 51% më shumë shërbime të kryera krahasuar me vitin 2018-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME