Categories Sport

Leku letër! Ja futbollistët dhe trajnerët më të paguar në botë

Futbolli është padyshim një sport i cili fabrikon të ardhura financiare të frikshme.  Miliona deri në miliarda euro xhirohen në mbarë globin për lojën më popullore të shpikur 2 shekuj më parë. Sipas një studimi të gazetës prestigjioze franceze L’Equipe janë publikuar lojtarët dhe trajnerët më të paguar në botë. Sa i takon futbollistëve Lionel Messi mbanë fronin i shkëputur ndjeshëm nga rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi paguhet 8.3 milionë euro në muaj, kundrejt 4.5 milionë eurot që përfitoni 35-vjeçari portugez tek Juventusi. Në vendin e fundit të podiumit rendite Neymar i cili rezulton edhe më i paguari në kampionatin francez të futbollit.  Më pas pozicionohen dy lojtarët e Barcelonës: francezi Antoine Griezmann dhe uruguaiani Luis Suarez, që fitojnë më pak se tre milionë euro në muaj. Pas tyre vijnë dy yjet e Real Madridit, Gareth Bale dhe Eden Hazard, me nga 2.5 milionë euro në muaj.

Në listë përfshihen edhe: David de Gea i Manchester United (1.76 milionë euro në muaj), Mesut Ozil i Arsenalit (1.64 milionë euro në muaj), Kevin de Bruyne i Manchester Cityt (1.64 milionë euro në muaj), Robert Lewandoëski i Bayern Munichut (1.66 milionë euro në muaj), Philippe Coutinho i huazuar në Bayern nga Barcelona (1.66 milionë euro në muaj), Gonzalo Higuain i Juventusit (1.09 milionë euro në muaj) dhe Paulo Dybala i Juventusit (1.06 milionë euro në muaj). Sa i takon trajnerit më të paguar në botë Diego Simeone i Atletico Madridit kryeson listë me 3.6 milionë eurot në muaj, në vendin e dytë radhitet Pep Guardiola i Manchester Cityt që paguhet 1.94 milionë euro në muaj.

Pas Guardiolës vijnë Jurgen Kloppi i Liverpooli dhe Jose Mourinho i Tottenhamit, të cilët paguhen nga 1.46 milionë euro në muaj. Ndërsa, trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane paguhet me 1.4 milionë euro në muaj e Antonio Conte i Interit 1.38 milionë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME