Categories Lifestyle

Lëkura e ashpër nga i ftohti, kur është e rrezikshme dhe si ta trajtoni

Dimri është ulur këmbëkryq dhe nuk po ikën, duke u shoqëruar me temperatura të ftohta dhe ngrica. Me këto temperatura, është e udhës që çdo njeri të informohet për simptomat e morthit, një problem që prek shumë njerëz që ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për identifikimin e simptomave që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Skuqje dhe pezmatim i lëkurës Morthi zakonisht prek gishtat e duarve, këmbës, hundën, veshët, faqet dhe mjekrën.

Nëse një prej syresh skuqet ose pezmatohet, atëherë kjo është një fazë fillestare e morthit.

Në këtë fazë dëmi në lëkurë nuk është i përhershëm por shenjat tregojnë që duhet të ngroheni sa më parë.

Ndjesia e shpimit dhe pickimit

Në fazën e dytë, lëkura e ekspozuar ndaj të ftohtit mpihet.

Ajo kruhet, djeg ose përçon ndjesinë e pickimit.

Kini kujdes me ngjyrën dhe paraqitjen e lëkurës sepse mpirja vështirëson identifikimin e morthit.

Ashpërsim i lëkurës

Ekspozimi i tejzgjatur ndaj temperaturave e ashpërson lëkurën duke dëmtuar indet në thellësi të saj.

Zona e dëmtuar mund të shkëlqejë e të duket si prej dylli.

Kërkoni menjëherë ndihmë tek mjeku sepse ekspozimi i mëtejshëm do të dëmtojë lëkurën pa asnjë shans rekuperimi.

Si të ngroheni në mënyrën e duhur

Zonat e prekura nga morthi duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për 30 minuta ose të mbështillen me një napë të lagur në ujë të ngrohtë.

Temperatura e ujit mund të mos dallohet si pasojë e mpirjes.

Ndaj  kërkoni ndihmë tek dikush tjetër për të kuptuar nëse uji ka temperaturën e duhur.

Pas qëndrimit të duarve apo këmbëve në ujë të ngrohtë, ju do të keni ndjeshmëri në gjymtyrë si pasojë e qarkullimit të rregulluar të gjakut.

Si të parandaloni morthin

Vishuni ngrohtë dhe me rroba të trasha dhe mbrohuni nga koka tek këmbët.

Dehidratimi rrit rrezikun e morthit ndaj pini ujë përpara se të dlni jashtë shtëpisë.

Ushqehuni mirë përpara se të dilni në të ftohtë dhe mos pini alkol.

Nëse keni qëndruar jashtë në të ftohtë për shumë kohë, sigurohuni që ta mbani trupin në lëvizje.

Lëvizni por mos e teproni sepse duhet të ruani energjitë për t’u përballur me të ftohtin./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME