Categories Politike

Leli pret Soreca-n në bashkinë e Vlorës, ambasadori i BE: Vlora një qytet ndërkombëtar

Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca. Në këtë mënyrë italiani shpreh mbeshtetjen që BE ka për Shqipërinë, ndërsa gjatë takimit ambasadori konkretisht u shpreh:

“Ndaj me ju ato gjëra që thatë për potencialin e vazhdueshëm që ka ky qytet. Besoj se ju e mbani mend që kur kam qenë në Vlorë kemi thënë se ky do jetë vendi që do të organziojmë aktivitetet e ditës Europiane për 9 maj. Megjithatë kjo nuk ishte e mundur për shkak të COVID. Por ne s’do e lëmë me kaq dhe ndaj jemi sot këtu. Doja që këtë gjë ta bënim në Vlorë për arsye të atij premtimi që kemi dhënë. Kjo fushatë që ne e kemi quajtur BE është këtu për ju.  Ashtu siç e thatë dhe ju ne do vazhdojmë të investojmë në Vlorë.

Ne fakt bypass i Vlorës është simbol i së ardhmes. Ne sytë i kemi nga e ardhmja. Jemi këtu që të lancojmë këtë fushatë të rëndësishme që Europa është këtu me ju. Në fusha si transporti, bujqësia dhe të tjerë. Kjo fushatë do zgjasi për tre muaj deri në 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsye se 15 dhjetori 2010 korespondon me momentin kur qytetarët shqiptarë udhëtuan në BE pa viza. Dhe besoj se ky është rezultati i prekshëm çfarë mund të bëjë BE për Shqiperinë.

Dhe unë personalisht kam qenë në Bruksel kur ka arritur avioni i parë shqiptar pa viza. Pra BE është këtu me ju për t’iu përgatitur të gjithëve që ju të bëheni anëtarët e ardhshëm të BE-së. Dhe është kënaqësi që jam ne Vlorë për lancinim e kësaj fushate, pasi Vlora është një qytet vërtet ndërkombëtar.” Ndërkohë kryetari i bashkisë Dritan Leli është shprehur: “Jemi në pandemi e duhet të reflektojmë sjelljen tonë….i nderuar që Soreca mbështeti i pakursyer projektin me rëndësi në bashki. 12 milionë euro fonde të BE-së për Vlorën. Rruga drejt Europës nuk është më ëndërr. Jam i bindur që me shumë punë dh besim do të bëjmë progres të madh si një nga destinacionet më të mira turistike.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME