Categories Lifestyle

Lëngu i qepës për pastrimin e organizmit dhe kundër katër sëmundjeve, mes tyre edhe kancerit

Çaji ose lëngu i qepës përgatitet nga lëkurat dhe qepës. Shtresa e jashtme e saj është shumë e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë.

Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë. Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë dhe në vlera kundër kancerit dhe mykut.

Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira. Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë treguar se ekstraktet e qepës parandalojnë shpërndarjen masive të qelizave kancerogjene. Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë. Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Lëkura E Qepës Lufton Edhe Këto Sëmundje:
Diabeti i tipit 2,

Sëmundjet kardiovaskulare,

Sëmundjet e sistemit tretës,

Mbipesha

SI Të Përgatisni Çajin E Qepës
AgroWeb.org ju udhuezoni të lani të gjithë qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë.

Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë.

Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë.

Mbajini qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur.

Përdorime Të Tjera Të Çajit Të Qepës
AgroWeb.org ju rekomandon që çajin e qepës ta përzieni edhe me xhenxhefil për të luftuar me më efikasitet të ftohurën.

Një mënyrë tjetër kërkon që qepët t’i zieni bashkë me lëkurën.

Mjafton të prini pesë feta të holla me xhenxhefil dhe t’i zieni bashkë me qepët me gjithë lëkurë, të shtoni një majë luge kripë dhe dy lugë çaji me çaj jeshil.

Ky kombinim është shumë efikas kundër të ftohurës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij.

Kujdes
Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME