Categories Lajme

Letra/ Albin Kurti refuzon për të dytën herë Hashim Thaçin

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bërë me dije se nuk mund të takohet as këtë herë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kurti i ka dërguar një letër presidentit Thaçi duke e falenderuar për të dyja ftesat, teksa e njofton se ndodhet jashtë vendit. Lideri i LVV-së e ka shpërndarë letrën edhe në faqen e partisë së tij në Facebook. Përmes kësaj letre ai kritikon Thaçin se të dyja ftesat e tij ia kishte dërguar më parë portaleve sesa atij.

“I nderuar President i Republikës së Kosovës. Ju faleminderit për dy ftesat që të takohemi sot, ftesa që këto fillimisht publikohen nëpër portale dhe më pas mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i kemi përmendur në dy letrat tuaja”, shkruhet në letrën e dërguar.

Thaçi e ka ftuar sot dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME