Categories Teknologji

“Realizimi i ëndrrës 60-vjeçare”, Erdogan teston makinën e parë elektrike turke

Turqia ka prezantuar sot prototipin e makinës së parë elektrike e TOGG, e krijuar nga inxhinierët për pesë modelet e automobilit. Platforma do të sigurojë një strukturë për efikasitet maksimal, rehati, qëndrueshmëri dhe siguri. Ceremonia u realizua në rrethin Gebze të provincës industriale Kocaeli, ku morën pjesë shumë zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, krerët e projektit, inxhinerë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë.

Gjatë fjalës së tij, Erdoğan u shpreh se Turqia sot po përjeton një ditë historike.”Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare”. Ndërsa shtoi se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin. Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varnak e cilësoi këtë zhvillim si një hap revolucionar për vendin dhe përpjekjet e tij për zhvillim. TOGG deri në vitin 2030 do të prodhojë pesë modele të ndryshme, respektivisht SUV, Sedan, C-hatchback, B-SUV dhe B-MPV, si dhe do të zotërojë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME