Categories Lajme

Levan- Tepelenë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, shpëton mrekullisht shoferi me katër anëtarë (Foto +Emri)

Mëngjesin e sotëmë është shënuar një aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzmadh, rreth orës 07:15.

Sipas policisë, shoferi Maks Hebeja, 46 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Në makinën e aksidentuar udhëtonte një familje me katër anëtarë, një çift bashkëshortësh dhe dy djem që ishin nisur nga Greqia në drejtim të Fierit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit “Honday” ka qenë i përgjumur në timon.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME