Categories Lajme

Lëvizjet në polici, javën e ardhshme pritet emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë,  Ardi Veliu është emëruar në krye të AMP. Ndërkohë, mbetet ende vakant vendi i Gledis Nanos, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtorit të përgjithshëm. Gazetari Merin Maçi, në një raportim të drejtpërdrejtë për Tv Klan raporton mbi ndryshimet që priten në radhët e policisë dhe emrat kandidatë për postin.

“Zyrtarizmi  i zotit Veliu në krye të AMP ka afrua rmë shumë pranë postit të drejtorit të përgjithshëm ish-drejtorin e AMP, Muhamet Rrumbullakun si një nga emrat potencialë për të drejtuar 12 mijë efektivë. Një emër tjetër që përflitet është edhe ai aktual i policisë së Tiranës, zotit Lorenc Tanganika.

Zgjedhja e njërës prej këtyre dy kandidaturave do pasohet me ndryshime të tjera në rang drejtuesish e komisariatesh në të gjithë vendin, pasi si çdo drejtor, edhe emri i ri do ketë të besuarit e tij në luftën kundër krimit dhe për të ofruar rend e siguri sipas disa objektivave të caktuara që sipas Ministrit të Brendshëm nuk u plotësuan nga ish-drejtori Gledis Nano”.

Gazetari thotë se sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, pritet që javën e ardhshme, përkatësisht ditën e mërkurë kur do të jetë edhe mbledhja e qeverisë, të lançohet emri zyrtar i drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME