Categories Lajme

Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Siç duket edhe në pamje, një makinë tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur personat që ndodheshin në mjet.

Mësohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin, pasi është trembur kur një makinë e ka parakaluar.

Kanë qenë banorët e zonës ata që u kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, ndërsa më pas ata janë dërguar në spitain e Fierit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak , Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME