Categories Lajme

Punonjësit e Hysenbelliut: Ne kemi mbajtur Taulantin si pasha, dy muaj te suita presidenciale! Pse po na prishni pishinat?!

Prishja e pishinave të Irfan Hysenbelliut, me argumentin se janë pa leje dhe kanë zaptuar hapësirat publike, tashmë është kthyer në çështje kombëtare dhe po merr vëmendje të madhe mediatike, kjo për faktin se News24, në pronësi të Hysenbelliut e transmeton papushim çdo centimetër që prishet, por edhe opozita pretendon se po goditet “media e lirë”.

Së fundmi, punonjësit e Hysenbelliut kanë dalë para kamerave dhe shprehin habinë e madhe për prishjen e pishinave, pasi aty në resort është strehuar për një kohë të gjatë Taulant Balla, numri dy i PS, madje në suitën “presidenciale” dhe ka ngrënë drekë edhe vetë Edi Rama, ndaj ata janë shumë të çuditur se si IKMT po u shemb pishinat, me gjithë këta VIP-a socialistë, që e kanë bekuar restorin me praninë e tyre.

Dëshmitë e punonjësve tregojnë për një afrimitet të madh të qeverisë me Hysenbelliun, ndryshe nga çfarë pretendon opozita, se po goditet media kritike me qeverisë.

Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty. Kjo është e keqe për ne, jo për shefin. Unë mbaj familjen.
Kanë ardhur pushtetarë shumë, pa numër.
Kanë ngelur shumë të kënaqur dhe dje thoshin si mund të prishet një gjë e bukur”, deklaroi një prej punonjësve.

Edhe Edi Ramën e kemi parë duke drekuar me shefin tonë, me Pacollin, etj“, thotë një tjetër punonjëse.

Përplasja mes Hysenbelliut dhe qeverisë, duket si një prishje pazaresh, më shumë sesa goditje e medias të pavarur. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME