Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë. Një fëmijë vetëm 12 vjeç është mbytur në ujërat e Adriatikut.Mësohet se 12-vjeçari ishte nga Borizana, Fushë Krujë dhe kishte shkuar për pushime me familjen.Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
NJOFTIMI NGA POLICIA Lezhë/Informacion paraprak Më datë 26.07.2020, në Tale, Lezhë, është mbytur në det i mituri 12 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
