Categories Lajme

Librazhd, Shkrumbohet shtëpia, flakët rrezikuan disa banesa të tjera

Një shtëpi në fshatin Kokrevë Katund në Njësinë Administrative Hotolisht i Bashkisë Librazhd është shkrumbuar plotësisht mesditën e kësaj të Marte nga flakët që e përfshinë në rrethana ende të paqarta.

Burime zyrtare bënë me dije se flakët fillimisht janë shfaqur në çatinë e shtëpisë dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientet duke rrezikuar djegien edhe të shtëpive pranë saj.

Mbërritja në kohë rekord e makinës së shërbimit zjarrfikës dhe puna e 6 efektivëve të Stacionit të MZSH-të Librazhdit ka bërë të mundur që të izoloheshin flakët gjigande të zjarrit që kishte përfshirë shtëpinë më pronësi të familjes së Sami Çotës dhe kanë evituar djegien e disa banesave të tjera.

Shërbimi zjarrfikës është ndihmuar edhe nga  mjaft familjarë të lagjes ku  ndodhej shtëpia ku kishte rënë zjarri, përhapja e flakëve të cilit me favorizohej jo vetëm nga mbizotërimi i temperaturave të larta por edhe nga era.Fatmirësisht nga rënia e zjarrit nuk ka patur të lënduar, ndërsa nga hetimi paraprak dyshohet se shkaktar mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik te limitatori që ndodhej thuajse ngjitur me tavanin e shtëpisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME