Categories Lajme

Librazhd/ Shtëpi e re për 94-vjeçaren dhe e familjen e saj nga fshati Spathar

Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj në fshatin Spathar të Librazhdit me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit. ERTV ishte sot në këtë fshat, ku falë iniciativës dhe angazhimit të Taulant Ballës, një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan dhe kryetari i bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, ishin sot në banesën e re të nënë Bejazes, e cila u ndërtua falë solidaritetit qytetar.

Balla falënderoi të gjithë banorët e Spatharit, të cilët kanë qenë shumë kërkues për familjet në nevojë. “Na kanë thënë, vini dorën në zemër dhe bëni diçka për këtë familje”, tha Balla. Ndërsa kryetari i bashkisë Librazhd, Gurra tha se “çdo Vit të Ri jemi përpjekur të gëzojmë familje në hall, në kushte të rënda, si kjo familje”. “E vërteta është se ka një lloj sensibilizimi dhe dita-ditës po vëmë re se ka një solidaritet shumë të madh të njerëzve me njëri-tjetrin dhe kjo është një vlerë shumë e madhe. Njerëz që tregohen të gatshëm të kontribuojnë atje ku situata është shumë e rëndë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME