Categories Lajme

Librazhd, Tregtonin dru zjarri “në të zezë”, e pësojnë administratorët e dy subjekteve

Librazhd, Nga kontrollet dhe verifikimet, Policia konstaton 2 subjekte ekonomike që fshihnin të ardhurat që gjeneronin nga shitja e druve për zjarr dhe që kishin punëtorë të paregjistruar.

Procedohen penalisht 2 administratorët e këtyre subjekteve.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekononike, në qarkun Elbasan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar se 2 subjekte për shitjen e druve për zjarr, në fshatin Hotolisht, Librazhd, e zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik, në paligjshmëri.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për administratorët e këtyre 2 subjekteve, shtetasit K. S., 63 vjeç dhe A. Z., 38 vjeç, të dy banues në Librazhd.

Nga verifikimet është konstatuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet ekonomike që administronin, si dhe se nuk kishin regjistruar 2 punonjësit e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME