Categories Lajme

Lidhja e Ervis Martinajt me ish-Miss Shqipërinë/ E ngacmonte nga profil me emrin ‘King Simba 007’

“Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij”.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë për Jeton Lamin, ish-efektivi policisë që u arrestua në gusht me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi arratisi me makinë biznesmenin e basteve duke e shpëtuar nga arrestimi, ka të tjera detaje se çfarë jete bënte ish bosi i lojërave të fatit Ervis Marttinaj.

Për zhdukjen e Martinajt është marrë një pyetje Sadete Kokomani, ish Miss Shqipëria e cila është shoqëruar me të ditët e fundit.

Në dosje thuhet se ajo ka shpjeguar se me Martinajn është njohur në muajin Janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social “Instagram”. Ervisi ka pasur adresën në instagram me emrin “King Simba” dhe foto profili ka pasur një luan.

“Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel “Palace” në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet “BMË”, seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lartë për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek “Arbëria Palace” në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin”,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME