Categories Sport

Plas grushti në fushë pas ndeshjes Bylis-Erzeni, sherr masiv mes dy skuadrave (PAMJET)

Bylisi dhe Erzeni ndanë pikët në stadiumin “Adush Muçaj”, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Sfida u zhbllokua në minutën e 62’ me Eskerdinjën i cili kaloi ballshiotët në avantazh. Më pas në të 86’ Kahrimanoviç vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.

Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas pak nga pak u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME