Lifestyle

13 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Çokollatës

Për të gjithë çokollatëdashësit sot ka një lajm të mirë; 13 shtatori është Dita Ndërkombëtare e produktit që ka joshur ndër shekuj njerëzimin.

Pikë së pari, ajo që duhet të dini është se emërtimi çokollatë vjen nga pija Xocóatl, e cila prodhohej nga astekët dhe s’ishte gjë tjetër veçse një përzierje e ujit me kakao dhe vanilje.

Nga studiues të ndryshëm besohet se bima e kakaos (ju kujtojmë se kjo e fundit është baza kryesore e çokollatës), ka qenë e pranishme mbi 6000 vjet më parë në lumenjtë Amazona dhe Orinoko.

Ajo mundi të bëhej e njohur për qytetërimin evropian në vitin 1502 kur Kolombi, përgjatë udhëtimeve të tij, mbërriti në Honduras dhe provoi pijen me bazë kakaoje. Më pas, në shek. XVII ajo u kthye në luksin e aristokracisë evropiane.

Koha rrodhi dhe magjia e çokollatës përfshiu rangje të ndryshme shoqërore duke u shndërruar në fare pak kohë, në një produkt global.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button