Categories Kuzhina, Lifestyle

A e dini se gjithë jetën i kemi prerë tortat gabim?

Jemi të bindur që ashtu si të gjithë ne, edhe ju tortat i prisni në trekëndësha të vegjël. Madje, gjithnjë e kemi parë me adhurim pjesëtarin më të zotë të familjes që pret tortën në mënyrën më perfekte të mundshme. Epo, nëse nuk e dinit, i kemi prerë gabim gjithë jetës!

Një tortë e prerë në formë trekëndëshash do të thahet shpejt, sigurisht nëse në shtëpinë tuaj ëmbëlsirat rezistojnë më shumë se një ditë. Që sot e tutje tortat pritini sipas mënyrës shkencore. Jo vetëm që do të qëndrojë e butë dhe e freskët, por do t’ju duket dhe proces më interesant.

Diçka të tillë e konfirmon edhe matematicieni Alex Bellos, duke e ilustruar këtë përmes një videoje. Ai madje citon për këtë informacion një letër dërguar redaktorit të revistës shkencore “Nature” në vitin 1906.

Duke ndjekur shënimet dhe ilustrimet e hershme, Bellos e pret tortën nëmes dhe heq një copë të gjatë drejtkëndore në mënyrë të njëpasnjëshme duke lejuar që pjesët e mbetura të bashkohen sërish bashkë për të ruajtur freskinë. I njëjti veprim përsëritet pas çdo copëze të prerë. Provojeni në tortën e radhës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME