Hulumtimet e bëra së fundmi, kanë treguar se konsumimi i rregullt i çajit ka një ndikim pozitiv në funksionimin e trurit. Pirja e çajrave natyralë, kontribuon pozitivisht në strukturën dhe mekanizmat e trurit. Gjithashtu disa lloje të çajrave siç është çaji i gjelbër ndihmon edhe në luftimin e inflamacioneve si dhe parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Çaji ka një numër të lartë të përfitimeve të tjera shëndetësore. Shumë ekspertë kanë treguar, se çaji ndikon edhe në rritjen e kreativitetit, e përmirëson kujtesës si dhe është i mirë edhe për lëkurën.