Categories Lifestyle

Astmatikët, 30% më pak shanse për t’u infektuar me Covid-19

Personat që vuajnë nga astma janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga Covid-19. Në këtë përfundim ka dalë një grup ekspertësh izraelitë.

Nga studimi i kryer te 37 mijë persona, ekspertët zbuluan se pozitiviteti te personat astmatikë është më i ulët sesa te personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje. Autorja e këtij studimi Eugene Merzon u shpreh për “Jerusalem Post” se ekzistojnë tre hipoteza pse pacientët me astmë mund të mos infektohen me COVID-19.

E para është fizike: Astma shoqërohet me zvogëlim të konsiderueshëm të receptorëve të angiotenzinës në mushkëri, proteina që siguron hyrjen e  COVID-19 në organizëm për të infektuar qelizat njerëzore.

E dyta është sociologjike: Njerëzit që vuajnë nga astma kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga raste të rënda të COVID-19. Ata respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat përfshinë mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror dhe mirëmbajtjen e higjienës. Një ndër faktorët e tjerë janë ilaçet që përdorin. Ekspertët u bëjnë thirrje këtyre personave që të vijojnë të marrin ilaçet e rekomanduara gjatë pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME