Categories Lifestyle

Bëni reçel me fruta të përziera

Reçeli me fruta të përziera mund të jetë një ëmbëlsirë e shkëlqyeshme

Shumë thonë se reçeli me fruta të përziera është më i shijshmi. Tre lloje kumbullash, tre lloje pjeshkash dhe dardhash janë përbërësit kryesorë. Pjesa tjetër e frutave është opsionale ose thjesht mund të rrisni sasinë e frutave të lartpërmendur.

Gjithashtu nuk është e nevojshme të përdoren 3 varietete të të njëjtës frutë. Për reçelin e frutave të përzier mund të përdorni çdo frutë që dëshironi. Ne vetëm rekomandojmë kombinime të tilla – disa lloje të të njëjtës frutë.

Rregulloni sasinë e sheqerit sipas shijes. Ju vetë e dini që sheqeri ka efektin e një konservuesi. Një sasi më e madhe sheqeri do ta ruajë më mirë reçelin nëse nuk keni kohë ta zieni më gjatë.

Përbërësit:

– 1 kg kumbulla të pastruara,
– 1 kg pjeshkë të pastruara,
– 500 gr dardha të pastruara,
– 500 g fruta sipas shijes (mollë, kajsi, rrush, boronica, mjedra, dredhëza…),
– 600 gr sheqer.

Përgatitja:

Frutat pritni në copa sipas dëshirës. Hidhni sheqer dhe përzieni.

Frutat dhe sheqeri mund të qëndrojnë për një kohë, por nuk është e obligueshme.

Reçelin me fruta të përziera mund ta zieni menjëherë. Ju sugjerojmë ta zini në temperaturë të ulët.

Reçeli është gati (si edhe të gjithë të tjerët) kur garuzhda lë gjurmë të dukshme në fund të tenxheres.

Kohëzgjatja e zierjes së reçelit me fruta të përziera varet nga shumë faktorë (sa janë të lëngshme frutat, madhësia e tenxheres, deri te lloji i frutave.

Reçelin vendoseni në kavanoza të sterilizuar dhe mbyllini me kapak metali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME