Categories Lifestyle

Çaji Jeshil Kundër Akneve – A Funksionon Vërtetë?

Çaji jeshil njihet si një nga metodat natyrale më efikase për kurimin e akneve she shenjave në fytyrë. Egzistojnë shumë trajtijme, kremra apo maska bukurie të cilat e përmbajnë çajin jeshil si një nga faktorët kryesorë për mirqënien e lëkurës. Por nëse po kërkoni të dini nëse ky çaj funksionon vërtetë në kurimin e akneve hidhni një sy në artikullin mëposhtë.

Sa ju ndihmon çaji jeshil? E vërteta është se çaji jeshil është një antioksidant që ka fuqi t’i qetësojë dhe t’i balancojë aknet apo pucrrat. Kjo sepse mund të reduktojë sasinë e yndyrës që lëkura prodhon e që do të thotë më pak baktere e për rrjedhojë më pak akne. Çajin jeshil mund ta përdorni drejtpërdrejtë në lëkurë në formën e kompresave ose në formën e çajit për të larguar inflamacionin.

Mjafton ta konsumoni në moderim një filxhan në ditë pasi ju ndihmon edhe në balancimin e insulinës dhe niveleve të sheqerit në gjak.

Trajtime të tjera për aknet Për të parandaluar aknet, por edhe për të mirmbajtur në përgjithësi lëkurën tuaj, ndiqni këto trajtime të tjera me çaj jeshil.

Çaj jeshil dhe mjaltë Përzieni një lugë mjaltë me një lugë çaj jeshil në një enë dhe të gjitha masën vendoseni mbi fytyrë të pastër.

Lëreni të veprojë për 15-20 minuta e më pas shpëlajeni fytyrës me ujë të freskët. Këtë trajtim përsëriteni të paktën dy herë në javë.

Çaj jeshil dhe alore vera Për të përgatitur këtë trajtim merrni dybustina çaji, një lugë gjelle xhel aloe vera dhe një gotë me ujë. Zhytini të dy bustinat në ujë të ngrohtë dhe kur të lështojnë esencën, hiqini dhe shtoni aloe verën.

Përzieni mirë dhe hidheni këtë tonik në një shishe me të cilën sperkasni fytyrën me të sa herë që dilni nga dushi. Kjo do t’ju ndihmojë që të keni një fytyrë më të hidratuar dhe të qetë larg akneve./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME