Categories Lifestyle

Gati për pushime? Kujdes nga këto ushqime që shkaktojnë alergji

Nga Dr. Maria Zoto* Çfarë është Alergjia ushqimore?

Një reaksion alergjik ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një ushqimi ose proteine ushqimore duke e konsideruar atë gabimisht si të rrezikshëm. Alergjia ushqimore shfaqet shpesh tek ata individë që kanë histori familjare për alergji.

Gjithashtu, nëse dikush vuan nga Dermatiti Atopik apo rrufa alergjike ka më shumë rrezik të bëj alergji ushqimore.

Dr.Maria Zoto 9 ushqimet më të shpeshta që shkaktojnë alergji janë: qumështi, veza, mielli, soja, kikiriku, frutat e thata, peshku si dhe frutat e detit me guackë, susami.

Alergjia ushqimore shfaqet më shpesh në fëmijërinë e hershme, por mund të prekë çdo moshë. Ȅshtë vlerësuar se në SHBA vuajnë nga alergjia ushqimore rreth 5% e adultëve dhe 8% e fëmijëve.

Megjithëse pjesa më e madhe e alergjive ushqimore që shfaqen në fëmijëri kalojnë me kalimin e viteve, pra me rritjen, si psh. qumështi, veza, rezulton që shumë alergji të tjera janë persistente.

Ushqimet qe shkaktojne alergji

Mund të ndodh që alergjia ndaj ushqimit të filloj edhe pasi ushqimi është konsumuar më parë pa problem.

Ajo që duhen theksuar është që Alergjia ushqimore nuk është e njëjtë me Intolerancën ushqimore duke qenë se jo pak herë ndodh që nuk bëjnë dallimin midis të dyjave, prandaj është e rëndësishme që gjithmonë të këshilloheni me mjekët specialistë të fushës.

A është e rrezikshme Alergjia nga ushqimet?

Edhe pse 9 janë ushqimet më të shpeshta të cilat japin alergji, Alergjia mund të shfaqet ndaj çdo lloj ushqimi dhe në çdo moshë. Pavarësisht nga mosha apo ushqimi përgjegjës, alergjia është gjithmonë e rrezikshme dhe si e tillë duhet vlerësuar.

Shumica e reaksioneve fillojnë me simptoma që shfaqen në lëkurë si skuqje, enjtje apo urtikarie por jo gjithmonë ndodh kështu. Situatat (simptomat) më serioze janë;  rënia e tensionit arterial apo vështirësia në frymëmarrje, të cilat mund të jenë deri në jetëkërcënuese. Ky rrezik shtohet sidomos në rastet kur pacientët me alergji ushqimore vuajnë njëkohësisht edhe me Astëm alergjike.

Simptomat nga Alergjia ushqimore fillojnë të shfaqen zakonisht nga disa minuta deri 1-2 orë pas konsumimit të ushqimit. Reaksionet variojnë nga të lehta deri në reaksione të rënda, deri të rrezikshme për jetën që në të tilla raste quhet anafilaksi.

Duhet të keni parasysh që reaksionet mund të bëhen të paparashikueshme, pra fillojnë me simptoma të lehta por shumë shpejt mund të përkeqësohen. Gjithashtu ndodh që fëmijët më të vegjël, për arsye të moshës, nuk arrijnë të  shpjegojnë qartë simptomat, prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të mirëinformuar dhe mbi të gjitha të kërkojnë ndihmë të specializuar.

Edhe sot qe flasim nuk ekziston akoma  një trajtim për Alergjinë ushqimore dhe e vetmja mënyrë për të parandaluar reaksionet alergjike është shmangia totale ( moskonsumimi) e ushqimeve prej të cilave  keni alergji.

Çfarë duhet të bëni kur udhëtoni apo ju duhet të konsumoni ushqim jashtë shtëpisë?

Udhëtimet dhe konsumimi i ushqimit jashtë, sidomos gjatë pushimeve të Verës, bën që të shtohet rreziku për personat me alergji ushqimore, kjo për faktin që edhe pse mund të tregoheni shumë të kujdesshëm, konsumimi aksidental i ushqimit/eve ndaj të cilave keni alergji mund të rrezikoj jetën.

Për këtë është e rëndësishme që të:

kërkoni për restorante që kanë eksperiencë në shërbimin e klientëve me alergji ushqimore

kërkoni informacion të detajuar mbi përbërësit e pjatës si dhe deklaroni ushqimin/et ndaj të cilave keni alergji

sigurohuni të keni medikamentet e urgjencës me vete si dhe planin e shkruar ne rast simptomash sipas mjekut

informohuni për një mjek alergolog afër vendit ku do të qendroni *Mjeke Alergologe/Imunologe Spitali Hygeia : 04 23 90 000.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME