Categories Lifestyle

Kafeja është një pije e shëndetshme: Mit apo fakt?

Studimi mbështet një gjetje të mëparshme të një lidhjeje mes kafesë dhe një rreziku të reduktuar për karcinomën e qelizave bazale, lloji më i zakonshëm i kancerit të lëkurës. Kafeja është e mirë për ju, mit apo fakt? Nëse keni zgjedhur faktin, keni të drejtë. Studimet e reja, po u shtohen dhjetëra të tjerave. Ato raportojnë përfitimet shëndetësore të kafesë, përfshirë mbrojtjen nga diabeti i tipit 2, sëmundja e Parkinsonit, sëmundjet e mëlçisë, kanceri i prostatës, Alzheimer, dhimbjet e shpinës, etj.

Por nëse zgjidhni mitin, keni përsëri të drejtë. Ka raste kur kafeja është e keqe për ju, dhe kjo varet nga gjenetika juaj, mosha dhe madje edhe mënyra se si e përgatisni kafenë, transmeton lajmi.net. Një studim i madh i më shumë se 25,000 konsumuesve të kafesë në Korenë e Jugut mbron kalciumin e arteries koronare. CAC është një parashikues i shkëlqyeshëm i sëmundjeve të zemrës në të ardhmen dhe nuk është studiuar shumë në të kaluarën.

Katër filxhanë kafe në ditë, gjithashtu u zbulua kohët e fundit që mund të zvogëlojnë rrezikun për melanoman, një kancer shumë i rrezikshëm i lëkurës. Gjithashtu theksohet në studim, se kafeja pa kafeinë nuk siguron ndonjë mbrojtje. Studimi mbështet një gjetje të mëparshme të një lidhjeje mes kafesë dhe një rreziku të reduktuar për karcinomën e qelizave bazale, lloji më i zakonshëm i kancerit të lëkurës.

Një studim tjetër i kohëve të fundit e lidhi konsumimin e kafesë me sklerozën e shumëfishtë. Pra u zbulua se marrja e lartë e kafesë –  katër deri në gjashtë filxhanë në ditë – zvogëloi rrezikun e diagnostikimit me sklerozë. Studiuesit tani besojnë se kafja mund të jetë neuroprotektive, që do të thotë se është e mundur që pija të ndalojë prodhimin e inflamatorëve në tru.

Kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit tek gratë

Para se të arratiseni në vendin tuaj të preferuar të kafesë, vini re një gjë në lidhje me këto studime.

Por, pse kafesë i janë ‘veshur’ dhe vlera të pashëndetshme?

Studimet e mëparshme nuk i kanë përcaktuar gjithmonë sjelljet serioze shëndetësore që shoqëroheshin me kafenë, të tilla si pirja e duhanit dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Mos harroni se gjashtë ose më shumë gota në ditë, ulin përfitimet. Njerëzit me probleme të gjumit ose diabet të pakontrolluar mund të kenë nevojë të pyesin mjekët e tyre para se të shtojnë kafeinë në dietat e tyre. Ekziston gjithashtu një shqetësim në lidhje me përdorimin e kafeinës tek të rinjtë.

Përsa i përket grave shtatzënë, mjekët rekomandojnë vetëm një filxhan në ditë gjatë shtatzënisë. Për shumë prej nesh, kafeja është një bekim. Dhe për sa kohë që ju shmangni kurthet e saj, shkenca aktuale duket se thotë se ju mund të vazhdoni ta shijoni atë, pa u shqetësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME