Categories Lifestyle

Keni rroba me vaj nga Viti i Ri? Mënyra e shpejtë si ta pastroni

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që, gjatë një darke me familjen ose me shoqërinë, të kemi bërë pis veshjen tonë të preferuar, ndoshta edhe më të shtrenjtën. njolla vaji Përgjithësisht njollat e bëra nga ushqimi hiqen me lehtësi, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për vajin apo për njollat e yndyrave në përgjithësi, ato janë më të vështirat për t’u hequr. Por, gjithçka e ka një rrugëzgjidhje, edhe njolla e vajit. Një ndër mënyrat më të fundit që përdoret për të pastruar njollat e vajit nga rrobat është ajo me pudrën e bebeve. Ja si mund ta përdorim atë:

Hapat:

Fillimisht e pastrojmë vajin me një pecetë Më pas në vendin ku është derdhur vaji ose yndyra vendosim pudër bebeje, në mungesë të saj mund të vendosim niseshte ose kripë. Pas disa minutash e heqim me kujdes pudrën ose lëndën që kemi vendosur, në mënyrë që ajo të mos përhapet në pjesën tjetër.

Më pas vendosim sapun të lëngshëm tek zona ku është derdhur vaji dhe në momentin që fillon të bëhet shkumë, e fërkojmë me një furçë të vjetër dhëmbësh, ose furçë çfarëdo (sigurohuni që materialin ta fërkoni me furçë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Më pas lajeni rrobën si zakonisht, me detergjentin e zakonshëm, por bëni kujdes që të mos thahet në temperaturë shumë të lartë, pasi kjo mund ta dëmtojë atë në zonën ku ishte vaji ose yndyra, lëreni të thahet në temperaturë ambienti. Rezultati do të jetë padyshim ai që prisni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME