Categories Lifestyle

Kura me 12 thelpinj hudhra për largimin e mbipeshës

Pesha e tepërt shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale. Një pro blem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë, përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim, dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme, por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë kompli.kacioneve shëndetësore.

Po ju them një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë, që luf.tojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë, ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes, ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përbërësit: 12 thelpinj të mëdhenj hudhre, dy kokrra limoni, 1 litra e gjysme ujë.

Përgatitja: Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes. Shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine. Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë. Vendosni ujin në një tenxhere. Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni. Ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë. Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tri ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij, duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut. Efektet e kurës ndihen pas një jave, ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME