Categories Covid-19, Lifestyle

Lodhja nga Covid-19, si ta dallojmë dhe si të përballemi

Çfarë është ‘lodhja nga Covid’ ?

Çdo ditë, kur zgjohemi, ndodh të përballemi me një rrjedhë të vazhdueshme vendimesh. Disa zgjedhje janë të vogla dhe nuk kërkojnë shumë mendim, ndërsa disa të tjera duan më shumë kohë. Të gjitha këto vendime të vështira përbëjnë atë që njihet si “lodhja e vendimit” dhe është më e pranishme për shkak të Covid-19.

Kjo lodhje nuk është një diagnozë mjekësore. “Është sfida e ballafaqimit me një mbingarkesë informacioni dhe përpunimi që secili prej nesh mund të përballet në pika të ndryshme në jetën tonë”, thotë Lynn Bufka, drejtoreshë në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë. Lodhja e vendimit është një term i përdorur për të përshkruar prirjen ku njerëzit humbin aftësinë për të marrë vendime të mira pas shumë zgjedhjesh të vështira; është një mbingarkesë mendore dhe emocionale.

Studimet në këtë fushë i janë referuar rastit të gjyqtarëve, të cilët duke qenë se merren me vendime të vështira, përjetojnë lodhjen për të marrë një vendim. Me fjalë të tjera, sa më shumë të forcohemi për të marrë vendime, aq më shumë të vështirë do ta kemi për të vendosur për vendimet e ardhshme.
Disa nga simptomat e zakonshme janë:

– nervozizmi
– ndryshime emocionale
– lodhje
– mungesa e përqendrimit

Si ka ndikuar pandemia?

Në disa mënyra, pandemia ka shkurtuar zgjedhjet tona. Pandemia ka rritur vendimet, ose i ka bërë më të vështira zgjedhjet e lehta. Mungesa e rutinës së mëparshme ka shtuar vendime të reja. Para pandemisë, të gjithë i merrnim vendimet si automatike, por më vonë gjithçka ndryshoi. Tani, njerëzit “torturojnë” veten nëse duhet të dalin, nëse duhet të drekojnë në restorant, nëse duhet të takojnë familjarët. Pesha e këtyre vendimeve ndikon te dukuria që njihet si “lodhja e vendimit”.

Si mund ta shmangni lodhjen nga Covid?

Në fakt, është e vështirë ta shmangni, por ka disa taktika që e lehtësojnë.

– Krijoni një rutinë të re.

-Ulni pritshmëritë.

-Shtyjeni gjërat nëse mundeni.

-Përpiquni të mos merreni me situata që ju stresojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME