Categories Lifestyle

Mjaltë me piper të zi/ Kura natyrale kundër të ftohurës

Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të merren masa për mbrojtur organizmin dhe trupin përpara se ai të preket nga virozat Nëse jeni të ndjeshëm ndaj virozave gjatë stinës së gripit apo edhe stinëve të tjera një krejt natyrale me dy përbërës të fuqishëm në vlera shëruese do të rigjeneronte menjëherë organizmin duke i dhënë atij imunitet të fortë. Mjaltë dhe piper i zi. Një kurë e lashtë, e trashëguar brez pas brezi në mbarë botën e që çliron në mënyrë të menjëhershme rrugët e frymëmarrjes dhe largon të ftohurën.

Si ndikon mjalti dhe piperi i zi në organizëm kundër të ftohtit?

Mjalti është padyshim një nga kurat më të mirat natyrale për të parandaluar dhe trajtuar virozat e dimrit, gripin dhe të gjitha komplikacionet që vijnë prej tyre. I mirënjohur për vetitë e tij kurative, mjalti përmban vlera anti-bakteriale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin dhe parandalojnë prekjen nga virozat.

I përdorur gjerësisht si një erëz që u shton shije ushqimeve, piperi i zi vepron gjithashtu si një kurë natyrale efektive për të parandaluar kollën, fytin e thatë dhe të ftohurën në përgjithësi. Kjo erëz është e pasur me shumë vlera ushqyese siç ëhstë vitamin C, antioksidantët dhe vetitë antibakteriale. Kur përdoret i kombinuar me mjaltin, të dy veprojnë si agjentë të fuqishëm në çlirimin e frymëmarrjes.

Si ta përdorni mjaltin dhe piperin e zi?

Dy kura të thjeshta, me efekte të fuqishme të përdorimit të mjaltit dhe piperit do t’iu ndihmojnë të largoni menjëherë virozat. Piper i zi pudër dhe mjaltë: Hidhni në një tigan 5-6 kokrra piperi të zi dhe vendosni në zjarr të ngadaltë, lërini pak dhe më pas shtypini dhe bluani në formën e pudrës. Hidhni në një tas gjysmë luge gjelle me mjaltë dhe pak nga piperi i bluar, përzjeheni dhe më pas konsumoheni. Bëjeni këtë rregullisht çdo mëngjes të parandaloni kollën dhe dhimbjet në kraharor dhe qendroni larg të ftohurës dhe fytit të thatë.

Çaji me Piper të Zi
Në vend të konsumimit të çajit normal, konsumoni çaj piperi të zi me mjaltë në mëngjes për ti qendruar larg të ftohtit dhe gripit. Hidhni dy lugë të vogla me piper të zi të bluar në një filxhan ujë të valuar. Lëreni të zjejë për 5 minuta dhe më pas shtojini një lugë çaji me mjaltë. Konsumojeni të ngrohtë. Bëjeni këtë kurë rregullisht dhe do të keni një organizëm dhe imunitet të fuqishëm kundër virozave. /AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME