Categories Lifestyle

Mos e hapni kurrë derën e veturës me dorën e majtë, ja pse

Shoferët në të gjithë botën janë duke marrë disa leksione të rëndësishme dhe nuk është çudi që ky rregull në kursin e patentës të jetë si një mësim kyç. Kurrë mos e hapni derën e makinës me dorën e majtë kur gjendeni në krahu e shoferit, kjo vlen edhe për vetë shoferin. A është ky një paralajmërim apo një mësim?

Ky rregull ka nisur të zbatohet rreptësisht në Holandë si vendi që përdor më shumë biçikletat. Si rezultat, ky vend i vogël evropian ka disa korsi, ligje dhe rregullore ndër më të përparuarat në botë. Instinkti është që të hapim derën me dorën e majtë sepse jemi në atë krah dhe e kemi më të lehtë.

Por, shoferëve holandezë deri tani u është ndaluar rreptësisht ta bëjnë këtë gjë sepse çdo vit janë shënuar rreth 150.000 plagosje duke hapur derën e makinës nga ana e shoferit me dorën e majtë. Aksidentet përfshijnë edhe dëmtimet e makinave përbri, por rreziku vdekjeprurës i këtij veprimi është shkaktuar tek çiklistët.

Kjo lloj përplasjeje është më e zakonshme nga ç’mund ta mendojmë. Shumë çiklistë përplasen si shkak i hapjes së pakujdesshme që u bëhet dyerve të makinës. Zakonisht ajo që ndodh është që çiklisti lëviz shpejt në korsinë e biçikletave dhe papritmas para tij hapet një derë çka sjell edhe përplasjen fatale. Të paktën 24 çiklistë kanë vdekur në këtë mënyrë edhe pse numri mund të jetë më i madh, por ka raste që nuk janë raportuar.

Në qoftë se ju përdorni dorën tuaj të majtë për të hapur derën kur ju jeni në anën e majtë të makinës, ju e hapni atë pa i kushtuar vëmendje trafikut apo asaj çfarë mund të kesh pas. Në anën tjetër, në qoftë se ju përdorni dorën e djathtë për të hapur derën, jeni i detyruar që ta ktheni trupin e sipërm dhe të kuptoni nëse dikush po vjen.

Sigurisht, çiklistët nuk janë i vetmi rrezik potencial. Hapja e derës me të djathtën gjithashtu mund të mbrojë shoferët e tjerë dhe këmbësorët nga përplasja. Ky ndryshim i thjeshtë në shprehitë tuaja mund të bëjë një ndryshim të madh në përmirësimin e sigurisë në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME