Categories Lifestyle

“Paraardhësit e kafshëve, e të njerzëve kanë qenë biseksualë dhe kanë kryer akte homoseksuale”

Paraardhësit e lashtë të të gjitha kafshëve, përfshirë njerëzit mund të kenë qenë biseksualë dhe mund të kenë kryer akte homoseksuale.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i Universitetit Yale, në Connecticut, ku theksohet se homoseksualiteti tek kafshët është i përhapur dhe mund të ketë qenë pjesë e sjelljes së kafshëve, që nga fillimi.

Aktiviteti seksual i më shumë se 1.500 specieve të ndryshme përfshirë gaforret, gjarpërinjtë, majmunët, yjet e detit dhe lopët është studiuar nga shkencëtarët si pjesë e përpjekjeve për të zbuluar pse homoseksualiteti vazhdon ‘pavarësisht se nuk ka një përfitim të dukshëm evolucionar’.

Studiuesit besojnë se sjellja homoseksuale ishte pjesë e ADN-së së tyre të hershme. “Nëse ndonjë tipar tjetër përveç homoseksualizmit do të ishte vërejtur në një grup kaq të larmishëm speciesh, do të pranohej gjerësisht si pjesë e ADN-së tonë stërgjyshore. Kështu nuk do të dukej si diçka që evoluoi më vonë”, thotë Julia Monk, autorja e parë në letër.

“Sugjerimi historik i ‘heteroseksualizmit si normë për shoqërinë’ ka penguar idenë që ne të evoluojmë duke menduar se në të kaluarën kemi qenë biseksualë”, tha zonja Monk. Kështu shkencëtarët po pëpiqen të zgjidhin ‘paradoksin Darvinian’.

Por pse kafshët praktikojnë veprimtari seksuale të të njëjtit seks, kur nuk kanë ndonjë përfitim të dukshëm evolucionar dhe mund të çojë në zhdukjen e tyre, nëse të gjithë anëtarët e specieve e praktikojnë atë?  Studiuesit e Yale tani kanë përgjigjen. Ata shqiegojnë që paraardhësit e hershëm të kafshëve praktikuan ‘sjellje seksuale pa dallim, të drejtuara drejt të gjitha gjinive’, sesa thjesht seks heteroseksual. “Duke zhvendosur lentet përmes të cilave studiojmë sjelljen seksuale të kafshëve, ne mund të ekzaminojmë më frytshëm historinë evolucionare të strategjive të ndryshme seksuale,” thotë zonja Monk. Si pjesë e studimit të tyre për sjelljet seksuale të të njëjtit seks, ekipi ekzaminoi çdo gjë që nuk çonte direkt tek pasardhësit.

Për teoritë e hershme se përse sjellja homoseksuale ka vazhduar gjatë evolucionit është thënë se kjo ndodh për shkak të identitetit të gabuar, të faktit që kafshët janë mbajtur mbyllur, dominimit dhe konfliktit ndërseksual. Zonja Monk dhe ekipi i saj thonë se sjellja heteroseksuale ka të ngjarë të jetë një ‘tipar i rrjedhur’ që lind nga natyra biseksuale e specieve paraardhëse së bashku me sjelljen homoseksuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME