Categories Kuzhina, Lifestyle

Receta më e Mirë për Kulaçin e Përsheshit të Vitit të Ri

Përsheshi sigurisht që merr shije krejtësisht tjetër kur kulaçin e përgatisni vet në shtëpi. Recetat janë të shumta, por AgroWeb.org ju tregon një që është shumë e thjeshtë dhe kërkon pak përbërës. Mjafton ta përgatisni një ditë përpara kështu do t’i jepni mundësinë kulaçit që të kullojë. Nëse ai kullon siç duhet, përsheshi del akoma edhe më i mirë dhe më i shijshëm. Lexoni shkurt recetën dhe hapat e përgatitjes së saj, dhe perfeksiononi kulaçin tuaj.

Përbërësit ,4 gota miell,1 lugë çaji me sodë buke 1 lugë çaji me kripë,2 gota kos,2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja, Si fillim merrni një tas dhe aty hidhni miellin, sodën e bukës dhe kripën. Përzjejini mirë këta përbërës në mënyrë që shija e sodës dhe kripës të mos mbetet në një vend. Në një tas tjetër hidhni kosin dhe vajin e ullirit dhe përzjejeni derisa të formoni një salcë.

Këtë salcë AgroWeb.org ju këshillon që ta shtoni ngadalë tek mielli. Filloni ta punoni me një pirun derisa të formohet brumi i kulaçit. Më pas kalojeni brumin në sipërfaqen e tavolinës të spërkatur me pak miell. Punojeni me duar derisa sipërfaqja e brumit të jetë e lëmuar dhe jo e ngjitshme. Merrni një tavë dhe pasi ta keni lyer mirë me vaj vendosni aty brumin. Hapeni me duar në të gjithë sipërfaqen e tavës duke e shtypur lehtë. AgroWeb.org tani ju tregon sekretin e pjekjes së këtij kulaçi perfekt. Tavën mbulojeni duke i vendosur një tavë tjetër sipër.

Futeni për ta pjekur në furrë me 200-220 gradë. Tridhjetë minutat e para piqeni të mbuluar më pas largojeni tavën dhe piqeni dhe për dhjetë minuta të tjera. Sipërfaqja e tij do të ketë marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Nxirreni nga furra dhe largojeni nga tava që të ftohet.Kur ta ndani sigurohuni që ta ndani me duar, pasi thika do ta bëj brumin e kulaçit të qullët. Mund ta shoqëroni me gjithçka që dëshironi. Dhe për ta ruajtur të freskët dhe të butë mund ta mbuloni me një pecetë kuzhine dhe më pas ta fusni në një qese letre./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME