Categories Lifestyle

Sekretet e vogla që iu ndihmojnë të humbni peshë në çdo moshë

Me kalimin e viteve, nyjet tuaja dhe muskujt bëhen më të dobët dhe më pak të qëndrueshëm. Ato bëhen më të ndjeshëm për shkak edhe të metabolizmit të dobët. Njerëzit djegin 1 deri në 2 për qind më pak yndyrë çdo dekadë që kalon nga jeta e tyre. Por, ka nga ata të cilët kanë dëshirë të kenë trup në formë pavarësisht kalimit të viteve. Fatmirësisht, ka disa sekrete të vogla që duhet të ndiqni në mënyrë që t’ju ndihmojnë të humbni peshë shpejt pa marrë parasysh moshën që keni.Ngrini pesha

Nëse dikush ankohet se nuk mund të humbasë peshë, kjo është për shkak të masës së muskujve. Muskujt janë më aktivë se yndyra, kështu që ata kërkojnë energji dhe rritje të metabolizmit. Megjithatë, ky i fundit ngadalësohet kur ju humbni muskuj, ndaj duhet të ngreni sa më shumë pasha në mënyrë që të keni muskuj të qëndrueshëm dhe të fortë.

Jini të vëmendshëm ndaj hormoneve

Me kalimin e viteve, hormonet mund të bëhen të çekuilibruara. Nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj niveleve të hormoneve, atëherë trupi juaj mund të shndërrohet në një depozitë akumuluese të yndyrës.

Bëni ushtrime të lehta

Duhet të bëni disa ushtrime të lehta si yoga apo çiklizëm në mënyrë që të mbani aktiv trupin dhe nyjet tuaja.

Ndryshoni dietë

Kjo është pjesë e rëndësishme për të humbur peshë. Sigurohuni që ju të merrni ushqime me vlera ushqyese të mjaftueshme dhe me sa më pak kalori, në mënyrë që të mbani peshën në kontroll.

Mos lejoni stresin t’ju kontrollojë

Jeta bëhet më e vështirë me kalimin e moshës, por ju nuk duhet të lejoni stresin të kontrollojë jetën tuaj. Këtë mund ta shmangni nëse shkoni në palestër ose duke bërë gjërat që ju keni më shumë për zemër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME