Categories Lifestyle

STUDIMI: Dieta e pasur me peshk mbron shikimin tuaj, të rejat e fundit

Një dietë e pasur me peshk mbron sytë nga dëmtimet që mund të ndodhin me kalimin e moshës. Një ekip studiuesish amerikanë kanë parë se mes një diete të pasur me acide yndyrore omega 3 dhe shfaqjes së maculopatisë senile (një sëmundje e syve që shfaqet me kalimin e moshës) ekzistojnë lidhje e ngushtë.

Në studim kanë marrë pjesë rreth 3500 persona me moshë mbi 45 vjeç dhe objekt i studimit kanë qenë sjelljet e tyre ushqimore. Pjesëmarrësve u është kërkuar të plotësojnë një pyetësor, ku të përshkruanin me hollësi se çfarë ushqimesh konsumonin më tepër.

Pas 5 viteve u janë bërë ekzaminime për të verifikuar praninë e dëmtimeve që mund të kishin në sy. Incidenca e dëmtimeve okulare ka rezultuar të jetë më pak se 59 % te ata persona që konsumonin sasi të mëdha të acideve yndyrore.

Nga analizimi i të dhënave është vënë re se te personat që konsumonin peshk të paktën tre herë në javë, rreziku për shfaqjen e këtyre problemeve ulej deri në 75%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME