Categories Lifestyle

Të pihet ujë gjatë gjithë kohës? Ka 5 arsye të ndryshme pse ndodh kjo

Qëndrimi jashtë në diell gjatë gjithë ditës ose ngrënia e një ushqimi pikant është normal të bëjë që t`ju pihet ujë, por nëse ndiheni gjithnjë të etur ose sikur sado ujë të pini, asgjë s`do jua shuajë etjen, mund të jetë më shumë sesa dehidrimi i përkohshëm.

Gojë e thatë – Në mënyrë logjike, kur e ndjeni gojën si “të thatë”, kjo do t’ju sjellë etje. Gjendja e gojës së thatë njihet ndryshe si xerostomia dhe në këtë rast, gjëndrat tuaja nuk prodhojnë mjaftueshëm pështymë për të mbajtur gojën e lagur. Mund ta adresoni këtë problem te mjeku/stomatologu juaj.

Diabeti – Kur keni diabet, glukoza grumbullohet në gjak, duke i detyruar veshkat të punojnë shumë për ta thithur atë. Kur veshkat nuk mund të mbajnë më, ju do të prodhoni më shumë urinë sesa normalisht. Urinimi i shpeshtë do të sjellë etje dhe kjo do të bëjë që trupi të kërkojë më shumë lëngje/uje.

Anemia – Ndërsa anemia përkeqësohet, ajo mund të shkaktojë etje së bashku me simptomat tipike si dobësi dhe lodhje. Trupi humbet qelizat e kuqe të gjakut më shpejt sesa mund t’i zëvëndësojë dhe do të përpiqet ta kompensojë humbjen e lëngjeve duke shkaktuar etje.

Dietë me pak karbohidrate – Nëse jeni duke marrë një dietë me pak karbohidrate, si dieta popullore keto, mund të vini re se jeni më të etur se zakonisht. Rezulton se ky është një efekt anësor normal.

Më shumë stërvitje – Një tjetër arsye pse jeni më të etur është thjesht sepse keni rritur intensivitetin e stërvitjes. Nëse jeni më aktiv se më parë, sasia e ujit që ka punuar për trupin tuaj më parë mund të mos jetë më e mjaftueshme. Kur trupi juaj djersitet më shumë, po humbet më shumë lëngje dhe do të duhet të filloni të pini më shumë për ta kompensuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME