Categories Lifestyle

Ushqimet që ndikojnë në rrahjet e zemrës, cilat e normalizojnë

Rrahjet e zemrës konsiderohen të shëndetshme kur janë mes 60 dhe 100 rrahje në minutë. Megjthatë ato ndikohen nga shumë faktorë ku përfshihet: gjendja emocionale, ushqyerja, shëndeti mendor, medikamentet dhe niveli i aktivitetit fizik. Konsumi i disa ushqimeve apo pijeve mund të shtojë rrahjet e zemrës edhe në nivele jo të shëndetshme. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni ose kufizoni për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele të shëndetshme.

Ushqimet Dhe Pijet E Pasura me Kafeinë Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë kanë tendencën të rrisin rrahjet e zemrës. Kafeina stimulon sistemin qendror nervor dhe ekzalton trurin duke shkaktuar një rritje të beftë të rrahjeve të zemrës. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo rrahjet e çrregullta të zemrës duhet të shmangin kafeinën.

Çokollata Çokollata është e pasur me një substancë stimuluese natyrale që quhet theobromine. Kjo substancë gjendet jo vetëm tek çokollata por edhe tek nënproduktet e saj siç janë akullorja me çokollatë, ëmbëlsirat, qumështi me çokollatë apo çokollata e ngrohtë. Ndikimi i kësaj substance tek rrahjet e zemrës është e gjitha në varësi të dozës. Kjo do të thotë se sa më shumë çokollatë të hani aq më të larta do të jenë rrahjet e zemrës.

Sheqeri Ushqimet e tejmbushura me sheqer rrisin shpejt rrahjet e zemrës. Sheqernat në gjak pengojnë funksionin e enëve të gjakut dhe rrisin tensionin e gjakut e bashkë me të edhe rrahjet e zemrës. Ndër ushqimet që shkaktojnë një rritje të beftë të sheqernave në gjak janë: pijet e gazuara, ëmbëlsirat, buka, makaronat dhe orizi i bardhë.

Specat Djegës Për Normalizimin e Rrahjeve të Zemrës Specat djegës kanë tendencën të parandalojnë çrregullimet në rrahjet e zemrës. Nëse aritmia është e vazhdueshme ajo mund të pakësojë qarkullimin e gjakut në tru dhe në organe të tjera. Kapsaicina tek specat djegës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul rrahjet jo normale të larta të gjakut. Konsumoni ushqimet duke i kombinuar me pak speca djegës pa e tepruar me sasinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME