Categories Sport

Liga e Kombeve/ Shqipëria mposht 3-1 Kazakistanin

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-1 në ndeshjen e luajtur sonte përballë Kazakistanit, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Ligën e Kombeve (Nations League). Trajneri italian i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja rreshtoi formacionin 3-4-3 me portierin Berisha në portë, me mbrojtësit Djimsiti, Ismajli dhe Veseli. Në mesfushë Hysaj, Memushaj, Abrashi dhe Kallaku dhe në sulm Uzuni, Manaj dhe Cikalleshi.

Kombëtarja e nisi mjaft mirë lojën teksa në minutën e 16-të arriti të shënojë me anë të Cikalleshit, i cili shfrytëzoi më së miri një kros në zonë. Në minutën e 23-të  erdhi dhe dyfishimi i rezultatit, teksa Ismajli shfrytëzoi mjaft mirë në zonë një pakujdesi të mbrojtjes kazake. Por gëzimi i lojtarëve të kombëtares nuk zgjati shumë pasi kazakët ngushtuan diferencën me një gol nga mesfusha menjëherë pasi rivunë topin në lojë, teksa Abiken gjeti të papërgatitur portierin Berisha. Në pjesën e dytë, Kombëtarja hyri në fushë mjaft e motivuar teksa në minutën e 63-të Abrashi fitoi një 11 metërsh të cilin e shndërroi në gol sulmuesi Rey Manaj. Në pjesën e mbetur të takimit Kombëtarja kontrolloi lojën, duke menduar edhe për sfidën e së mërkurës ndaj Bjellorusisë. Në ndeshjen tjetër të grupit 4 të Ligës C Bjellorusia mposhti 2-0 Lituaninë. Shqipëria renditet e dyta në grupin 4 me 8 pikë, ndërsa grupin e kryeson Bjellorusia me 10 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME