Categories Lajme

Ligj i ri pas tërmeteve/ Kontroll pallateve të vjetra mbi 50 vjet

Ndërtesat me një vjetërsi që i kalojnë të 50 vjetët, do t’i nënshtrohen auditimit të detyrueshëm teknik. Kështu parashikohet nga një projektligj i qeverisë që është dërguar në Parlament, që konsiston në kryerjen e auditimit teknik të punimeve, në të gjitha objektet që janë ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

Sipas draftit, auditimi i këtyre objekteve do të kryhet nga Instituti Shtetëror i Ndërtimit. Pas këtij auditimi, për ndërtimet tek të cilat do të konstatohet mosplotësimi i kërkesave minimale të sigurisë, Instituti do të propozojë marrjen e masave përkatëse.

Vlen për t’u vënë theksi tek konteksti i përpilimit të këtij drafti: periudha që pasoi tërmetet e fuqishëm që goditën vendin në datën 21 shtator të këtij viti. Në mënyrë paralele, projektligji parashikon se edhe se për të gjitha ndërtimet e reja, me vlerë preventivi mbi 1 milionë dollarë, oponenca teknike do të bëhet me detyrim nga institutet shtetërore ose entet e tjera të ngarkuara nga ministria e infrastrukturës.

Pas tërmeteve të 21 shtatorit, kjo është masa e dytë ligjore që ndërmerret mbi objektet e reja. Ky draft paraprihet nga vendimi i Këshillit të Ministrave që e bën të detyrueshëm sigurimin e të gjitha apartamenteve në pallatet që ndërtohen nga këtej e tutje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME