Categories Lajme

Pas vetos në BE, Makron i përvishet Nato-s: “Po jetojmë vd*kjen e saj celebrale”

Pas vetos gati arrogante për zgjerimin e mëtejshëm të BE, presidenti francez, Emanuel Macron, nuk ia ka lënë mangut as NATo-s. Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, nga dezangazhimi amerikan për të qënë në krah të aleatëve historikë dhe nga veprimet e fundit të Turqisë, Makron ka deklaruar se “ajo që jemi duke jetuar është një vdekje celebrale e NATO-s”.

Makron i tha këto gjatë një interviste për biblën e ekonomisë liberale, revistën “The Economist” këtë të enjte, duke argumentuar se: “Ju nuk keni asnjë kordinim të vendimit strategjik të SHBA me partnerëst e NATO-s dhe ne kemi asistuar në një tjetër agression të pakordinuar, të një vendi anëtar si Turqia, në një zonë ku ne kemi interesa të përbashkëta” tha ai në intervistën që Lapsi.al e ka lexuar. Por pasi ka theksuar se ajo që po ndodh përbën një problem të madh për Aleancën, Makron nuk ka kursyer sërish as Europën, të cilësi i ka parathënë shkatërrimin, nëse nuk arrin të mendojë si një fuqi e madhe.

Sipas shefit francez të shtetit, tre rreziqe i kanosen kontinentit të vjetër: Mendësia për të menduar vetëm si një treg, duke harruar së pari se është një komunitet, së dyti shkëputja e politikës amerikane nga projekti europian dhe së treti forcimi i Kinës. Ndonëse ‘profecitë” e tij janë tepër të forta Macron i ka theksuar “The Economist”, në intervistën që Lapsi.al e ka lexuar, se ai “përpara se të dramatizojë tenton të jetë largpamës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME