Categories Lajme

Lihen në burg 7 të famshmit e TikTok që shpërndanin kokainë në lokalet e natës

Të rinjtë e famshëm të TikTok që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës dhe Sukth janë lënë të gjithë në burg.

Ata dolën sot para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe për shtatë prej tyre gjykatësi vendosi masën ‘arrest me burg’, ndërkohë për 24-vjeçaren Kristel Balla gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.

Të rinjtë, pjesë e dy grupeve kriminale, ranë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit. Në burg janë lënë, Gentian Muça, Tani Muça, Amonali Halili, Alban Vela, Ergi Curri, Gentian Konesha dhe Stivens Bulku.

Të gjithë të rinjtë ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ata promovonin jetën luksi e makina luksoze në TikTok e Instagram. Njëri prej tyre, Stivi Bulku ka marrë pjesë në serialin ‘Aventurierët’ dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa Kristel Balla ka rreth 5 mijë ndjekës në Tik Tok dhe 17 mijë ndjekës në Instagram.

Të gjithë dyshohet se furnizoheshin tek Gentian Muça, 48 vjeç, i dënuar më parë për trafik dhe që përdorte tre emra të tjerë për të humbur gjurmët, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra.

Drogën që merrnin nga Muça ata e shpërndanin në lokalet e natës. Gjatë dy operacioneve policore u sekuestruan 1 pako kokainë, me peshë 130 gramë, 40 doza kokainë, 3 automjete, 2 prej tyre luksoze dhe 96 mijë lekë e disa shuma në euro, franga dhe paund.

Arrest me burg për
-Gentian Muça, 48 vjeç
-Tani Muça, 43 vjeç
-Amonali Halili, 24 vjeç
-Alban Vela, 17 vjeç
-Ergi Curri, 25 vjeç
-Gentian Konesha, 23 vjeç
-Stivens Bulku, 24 vjeç

Detyrim paraqitje
-Kristel Balla, 24 vjeç

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME