Categories Lajme

Lind shqiptarja e inféktuar, i merret tamponi foshnjes

Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për Covid. Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën. Ndërkohë, që është edhe një paciente tjetër e dyshuar me koronavirus, për të cilën do të dalin rezultatet gjatë ditës.

Vetëm mbrëmë në këtë klinikë kanë lindur 39 foshnje, ndërkohë që gjatë së premtes kanë qenë të shtrira 220 paciente. Drejtori i kësaj klinike u bëri thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij, ditëve të fundit është stërngarkuar. Jakup Ismajli thotë se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të cilët po kërkojnë trajtim në Klinikën Gjinekologjike. Ai tregon për gjendjen e pacientes, e cila është konfirmuar me Covid.

“Për momentin e kemi një paciente e cila dje e ka përfunduar lindjen është ende Covid pozitiv, ka lindur një fëmijë të shëndoshë. Sot i është marrë testi bebes që të vërtetohet nëse është edhe bebja e infektuar…Pacientja është nga regjioni i Prizrenit është në gjendje stabile, do të thotë është me parametra vital”, thotë Ismajli. Në rast se foshnja rezulton negativ, Ismajli shton se sot do të lirohet edhe pacientja nga Prizreni, e cila duhet të vetëizolohet për dy javë. Veç tjerash, ai thekson se sot është testuar edhe një paciente tjetër, ndërkohë që javën e kaluar janë trajtuar tri paciente me koronavirus.

“Sot e kemi edhe një rast tjetër në testim, tani është marrë testi presim që të na vijnë rezultatet e testeve. Sepse dikton në mënyrën e lindjes që ta përfundojmë lindjen…Javën e kaluar kemi pasur edhe tri shtatzëna, dy janë përfunduar me prerje cezariane, kurse një tjetër është përfunduar me lindje normale. Të tria kanë qenë Covid pozitiv. Është bërë testimi edhe i bebeve kanë dalë negativë, janë lëshuar në shtëpi me terapi dhe me rekomandim që të përcillen nga IKShP”, shton ai. Drejtori i Klinikës Gjinekologjike u bën thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij janë të stërngarkuar.

“Kisha bërë një kërkesë spitaleve regjionale që mos ta ngarkojnë Klinikën Gjinekologjike, e cila edhe ashtu është e angazhuar. Vetëm mbrëmë kemi pasur 39 lindje dhe pothuajse shumicën e kemi pasur nga regjionet, nga Prizreni, Gjakova, Ferizaj. E kisha pasur një lutje që rastet të cilat janë të menaxhueshme që kanë mundësi që ta përfundojnë lindjen në spitalet regjionale, ta kryejnë lindjen atje. Mos të na ngarkojnë sepse jemi gati të stërngarkuar. Vetëm sot i kemi 220 pacientë, jemi jashtëzakonisht të ngarkuar”, bën thirrje Ismajli. Për katër muaj në Kosovë janë konfirmuar 3064 raste me koronavirus, prej tyre 1707 janë shëruar, ndërsa 55 kanë vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME